Ndërlidhjet

Nobelistet letër Putinit për rastin e Greenpeace


Peter Willcox, një nga të arrestuarit

Peter Willcox, një nga të arrestuarit

Njëmbëdhjetë laureatë të çmimit Nobel për paqe, i kanë shkruar një letër presidentit rus, Vladimir Putin, në të cilën i kërkojnë atij që ta parandalojë dënimin e 28 aktivistëve të grupit ambientalist Greenpeace, një fotografi dhe një xhiruesi, nën akuzat për pirateri.

Laureatët i bëjnë thirrje Putinit që “të bëjë gjithçka që është e mundur që akuzat për pirateri të hidhen poshtë, dhe që çfardo akuzash të ndërtohen për rastin të jenë konform ligjit ndërkombëtar dhe atij rus”.

Të tridhjetë personat në bordin e anijes “Arctic Sunrise”, u kapën në ujërat e Arktikut, derisa disa aktivistë po tentonin të depërtonin në një platformë nafte të kompanisë ruse Gazprom.
XS
SM
MD
LG