Në një përgjigje që duket të jetë e drejtuar ndaj ligjit rus, i cili ndalon “propagandën homoseksuale tek të miturit”, legjenda e baletit Mikhail Baryshnikov, ka thënë se “çfarëdo diskriminimi dhe persekutimi i homoseksualëve është i papranueshëm”.
Baryshnikov, ka thënë se jeta e tij është “pasuruar nga mentorë, kolegë dhe shokë komoseksualë” dhe ka shtuar se trajtimi i barabartë është bazament i të drejtave të njeriut.
Ai ka thënë se është e “dhembshme” që ende duhet të flitet për këtë temë në shekullin e 21-të.
Letra, e cila nuk e përmend specifikisht Rusinë, është postuar në faqen e internetit të grupit avokues amerikan “No More Fear Foundation”.
Baryshnikov iu bashkohet yjeve si Madonna, Lady Gaga dhe Elton John, të cilët kanë folur hapur kundër diskriminimeve mbi bazat e orientimit seksual.