Ndërlidhjet

logo-print

Kazakistan: I dyshuari për vrasje masive deklarohet i pafajshëm


Parku Ile-Alatau, Kazakistan

Parku Ile-Alatau, Kazakistan

Një i dyshuar për vrasje masive në Kazakistan është deklaruar i pafajshëm në akuzën për vrasjen e njëmbëdhjetë personave afër parkut Almaty.

Sayan Khairov ka pranuar se e ka kaluar kufirin ilegalisht, por ka thënë se në fakt nuk ka qenë prezent në Kazakistan kur ndodhën vrasjet.

Në gusht të vitit 2012, njëmbëdhjetë persona u gjetën të vrarë në parkun kombëtar Ile-Alatau.

Zyrtarët thonë se disa terroristë islamikë, në mesin e të cilëve, Khairov, mund të kenë qenë të përfshirë në vrasje.
XS
SM
MD
LG