Ndërlidhjet

Francë: Vazhdojnë reagimet për ekstradimin e kosovares


Ilustrim

Ilustrim

Në Francë kanë vazhduar reagimet pas mënyrës së ekstradimit të një familjeje nga Kosova, veçanërisht të vajzës së tyre pesëmbëdhjetë vjeçare, e cila u arrestua në prezencë të klasës.

Qindra nxënës kanë bllokuar rreth njëzet shkolla të mesme në rajonin e Parisit, në shenjë proteste, derisa ministri më popullor i qeverisë së Hollande, është vënë në shenjestër të kritikave të ashpra, raporton Reuters.

Zyrtarë nga vetë Partia Socialiste e ministrit Valls e kanë akuzuar atë për tradhëti ndaj parimeve të së majtës, për politikat e këtij të fundit rreth ekstradimit të imigrantëve.

Zyrtarë francezë kanë premtuar hetime të menjëhershme për rastin, dhe kanë thënë se familjes në fjalë do t’i lejohet hyrja në Francë nëse dëshmohet se policia i ka thyer rregullat gjatë arrestimit të vajzës.
XS
SM
MD
LG