Ndërlidhjet

logo-print
Ekspertët e misionit EULEX nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore (DML) dhe autoritetet serbe, filluan të zhvillojnë hulumtime në lokacionin ku dyshohet se ka varrezë masive, nga koha e konfliktit në Kosovë.

Mëtutje, në njoftimin e misionit EULEX, theksohet se ky lokacion gjendet në gurthyesin e Rudnicës, në komunën e Rashkës në Serbi.

Njoftohet se hulumtimi ka filluar në prani të autoriteteve serbe dhe komisioneve qeveritare të Kosovës dhe Serbisë për personat e zhdukur, Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe përfaqësuesve të UNMIK-ut.

Shefi i ekipit të ekspertëve mjekoligjorë të misionit EULEX, Alan Robinson, ka shpjeguar se hulumtimi do të kryhet në disa faza dhe se veçanërisht do të përqendrohet në “tri lokacione”.

Sipas tij, “në lokacionin e parë fillimisht do të hulumtohet rreth pesë ditë”, dhe ka shtuar se “nëse gjejmë mbetje mortore, atëherë operacioni do të zgjerohet në masë të konsiderueshme”.

Disa pjesë të lokacionit të gurthyesit në Rudnicë të Serbisë ishin hulumtuar edhe në vitin 2007, 2010 dhe 2011.
XS
SM
MD
LG