Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Grupi islamist thotë se e vrau guvernatorin


Forcat e sigurisë afgane zhvillojnë hetime në hyrje të xhamisë ku u vra guvernatori Jamal

Forcat e sigurisë afgane zhvillojnë hetime në hyrje të xhamisë ku u vra guvernatori Jamal

Grupi islamist, që veten e quan, Fronti Fidain, e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e një guvernatori në Afganistan.

Në një imejl dërguar sot Radios Evropa e Lirë, programi për Afganistanin, grupi tha se eksplozivi, që e kishte vrarë guvernatorin e provincës Logar, Arsala Jamal, ishte vendosur nën tribunën e xhamisë, ku guvernatori mbante fjalim me rastin e festës së Bajramit, ditën e martë.

Njëherësh, Drejtorati për Siguri i Afganistanit ka njoftuar dje se ekplozivi ishte vendosur brenda Kuranit.

Gjatë eksplodimit ishte vrarë Arsala Jamal, ndërsa ishin plagosur 15 të tjerë
XS
SM
MD
LG