Ndërlidhjet

Siri: Rundi i ardhshëm i bisedimeve paqësore – në nëntor


Qadri Jail
Qadri Jail
Zëvendëskryeministri i Sirisë, Qadri Jamil, tha se rundi i ardhshëm i bisedimeve për arritjen e paqes në Siri, të njohura si “Gjeneva 2” do të mbahen më 23 dhe 24 nëntor në Gjenevë të Zvicrës.

Këtë njoftim ai e bëri sot në Moskë, por Kombet e Bashkuara ende nuk e kanë konfirmuar mbajtjen e bisedimeve paqësore.

Zoti Jamil tha se data e bisedimeve për diskutimin e zgjidhjes politike për konfliktin në Siri, mund të ndryshojë, por konferenca gjithsesi do të mbahet, jo më vonë se në dhjetor të këtij viti.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, tha dje se janë intensifikuar përpjekjet për mbajtjen e takimit në mes të muajit nëntor.
XS
SM
MD
LG