Ndërlidhjet

Devenport: Serbia ka hyrë në fazë të re të raporteve me BE-në


Pamje nga Beogradi
Pamje nga Beogradi
Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, Michael Devenport, tha sot se Serbia ka hyrë në një fazë të re të raporteve me Bashkimin Evropian, dhe se tash ka shumë punë, por është i impresionuar me aftësinë e kuadrove serbe, të cilët marrin pjesë në negociata.

Në një konferecnë për gazetarë në Beograd, Devenport tha se fillimi ishte pozitiv, në një proces, i cili është i “komplikuar”.

Duke u shprehur për raportin e djeshëm të progresit për Serbinë të Komisionit Evropian, zoti Devenport tha se në të është përshkruar “përparim i rëndësisshëm të cilin Serbia e ka bërë gjatë vitit të fundit”, përfshirë edhe marrëveshjen me Kosovën.
XS
SM
MD
LG