Ndërlidhjet

UEFA: Bazeli dënohet për protestë të organizatës Greenpeace


Federata Evropiane e Futbollit, e njohur me shkurtesën UEFA, e ka gjobitur me 30 mijë euro, klubin e futbollit Bazel të Zvicrës, meqë nuk i ka parandaluar aktivistët e organizatës Greenpeace, që të mbajnë protestë kundër kompanisë ruse, Gazprom, gjatë një takimi të Ligës së Kampionëve kundër ekipit Schalke të Gjermanisë.

UEFA ka njoftuar sot se Bazeli është ndëshkuar për “organizim joefikas” të takimit më 1 tetor.

Aktivistët e organizatës Greenpeace e shkaktuan ndaljen e duelit për një kohë të shkurtër, duke e zbuluar një pankartë në të cilën shkruante “Gazprom, mos e ndot Arktikun”.

Kompania ruse Gazprom, është njëri nga sponzorët kryesorë të Ligës së Kampionëve dhe e klubit gjerman, Schalke.

Protesta në stadiumin e futbollit në Bazel të Zvicrës u bë pasi Rusia i ka arrestuar 30 aktivistë të organizatës Greenpeace, për shkak se kishin mbajtur protestë kundër shpimeve për naftë afër një platforme të Gazpromit në Arktik.
XS
SM
MD
LG