Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Në Gjilan 10 vetë dënohen për terrorizëm



Një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarët ndërkombëtarë dhe vendës, në Gjykatën Themelore në Gjilan, i ka dënuar 10 vetë me dënim të përgjithshëm me burg, në kohëzgjetje prej afro 60 vjetësh, për veprën e terrorizmit dhe organizimit apo pjesëmarrjes në një grup terrorist, ka njoftuar misioni EULEX.

Trupi gjykues kishte gjetur se të pandehurit e kishin themeluar një grup shumë të organizuar, i cili e kishte kryer një sulm të armatosur ndaj postbllokut serb afër Bujanovcit, në vitin 2012.

Sipas njoftimit të EULEX-it, trupi gjykues, në arsyetimin e vet, kishte konkluduar se grupi kishte për qëllim nxitjen e një konflikti në Luginën e Preshevës, në mëynrë që ta shtyjë bashkësinë ndërkombëtare që të intervenojë.

Anëtarë të këtij grupi, që janë shpallur fajtorë dhe dënuar me burg në kohëzgjatje prej 9 e deri në 2 vjet, janë Valon Jashari, Skënder Jashari, Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qëndrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani.

Të gjithë të dënuarit kanë të drejtë ankese.

Rasti ishte ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Kosovës.
XS
SM
MD
LG