Ndërlidhjet

Obama: Është dëmtuar kredibiliteti i Amerikës në botë


Barack Obama

Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha sot se për shkak të krizës lidhur me arritjen e marrëveshjes ndërmjet republikanëve dhe demokratëve, është dëmtuar kredibiliteti i Amerikës në botë.

“Me gjasë asgjë nuk ka bërë më shumë dëm për kredibilitetin e Amerikës në botë dhe për pozitën tonë me vendet e tjera, se sa ky spektakël, që e kemi parë gjatë këtyre disa javëve. Kjo i ka inkurajuar armiqtë tanë, i ka trimëruar konkurrentët tanë, dhe u ka shkaktuar depresion miqëve tanë, që nga ne kërkojnë udhëheqje të fuqishme”, tha Barack Obama, duke folur në Shtëpinë e Bardhë.

Mëtutje ai ka theksuar se politikanët në Uashington duhet ta ndryshojnë sjelljen e tyre.

Këto komente zoti Obama i bëri pasi e ka nënshkruar legjislacionin për evitimin e falimentimit financiar dhe hapjen e qeverisë, e cila për 16 ditë ishte pjesërisht e mbyllur.

Ai i ka kritikuar republikanët për shkak se e kishin bërë qeverinë “jofunksionale”.

Megjithatë, ai ka theksuar se “këtu nuk ka fitues”, por se “gjatë disa javëve të fundit është shkaktuar krejtësisht dëm i panevojshëm në ekonominë” amerikane.
XS
SM
MD
LG