Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Nga sulmet me bomba janë vrarë së paku 39 vetë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë në Bagdad

Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë në Bagdad

Zyrtarët irakianë thonë se nga një valë e sulmeve me bomba janë vrarë së paku 39 vetë.

Zyrtarët thanë se sot kanë ndodhur disa ekplodime në dhe rreth kryeqytetit Bagdad, me ç’rast janë vrarë së paku 24 vetë dhe plagosur më se 70 të tjerë.

Më herët, nga një bombë në një fshat në pjesën veriore të Irakut janë vrarë së paku 15 vetë.

Dhuna në Irak ka shënuar rritje këtë vit, duke i shtuar shqetësimet për përsëritjen e gjakderdhjes sektare, në periudhën 2006-2007, nga e cila ishin vrarë dhjetëra mijëra njerëz.

Këtë vit nga dhuna në Irak, janë vrarë së paku 5 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG