Ndërlidhjet

Bosnjë: Protestë për shkak të vdekjes së foshnjes


Pamje nga protesta në Sarajevë muajin qershor lidhur me mungesën e legjislacionit për numrin e indentifikimit të foshnjeve
Pamje nga protesta në Sarajevë muajin qershor lidhur me mungesën e legjislacionit për numrin e indentifikimit të foshnjeve
Në Sarajevë është mbajtur një protestë para Parlamentit të Bosnjë Hercegovinës, me ç’rast pengesat burokratike janë fajësuar për vdekjen e një foshnjeje.

Protestuesit pretenduan se për shkak të burokracisë vajza e vogël nuk ka mundur të udhëtoj jashtë vendit për operacion të ndërlikuar, që ka mundur t’ia shpëtoj jetën.

Vajza ishte detyruar të presë për të udhëtuar për në Gjermani, për transplantim të palcës së eshtrave, pasi autoritetet nuk ia dhanë asaj një numër të identifikimit.

Protesta e sotme u mbajtë një ditë pasi foshnja njëmuajshe vdiq në një klinikë në Gjermani.

Në muajin qershor, mijëra njerëz kishin protestuar në Sarajevë kundër dështimit të Parlamentit, që ta kaloj legjislacionin me të cilin do të lejoheshin foshnjet e posalindiura, që ta merrnin pasaportën dhe të kërkonin trajtim mjekësor jashtë Bosnjë Hercegovinës.

Vajza tjetër në Bosnjë, Berina Hamidoviq, pat vdekur në një klinikjë në Serbi, në muajin qershor, pas vonesave në procesin e marrjes së pasaportës.
XS
SM
MD
LG