Ndërlidhjet

OKB: U zgjodhën pesë anëtarë të rinjë të Këshillit të Sigurimit


Pamje nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
Pamje nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara i ka zgjedhur pesë anëtarë të rinjë jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit.

Anëtarë të rinjë për dy vitet e ardhshme janë Arabia Saudite, Çadi, Nigeria, Kili dhe Lituania. Anëtarësimi i tyre fillon më 1 janar të vitit 2014.

Këto vende do t’i zëvendësojnë Marokun, Togon, Pakistanin, Guatemalën dhe Azerbajxhanin.

Derisa Çadi, Arabia Saudite dhe Lituania kurrë nuk kanë shërbyer në Këshillit e Sigurimit të OKB-së, Nigeria dhe Kili tashmë kanë qenë në katër mandate anëtarë të KS-së.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i ka 15 anëtarë, ndërsa Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Rusia dhe Kina, janë anëtare të përhershme dhe kanë të drejtë të vetos.

Dhjetë vendet e tjera kanë status të anëtarit jo të përhershëm.
XS
SM
MD
LG