Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Eksplodim i fuqishëm në veri të Mitrovicës


Pamje nga pjesa veriore e Mitrovicës ku shihen mbishkrime kundër pjesëmarrjes në zgjedhjet e 3 nëntorit në Kosovë

Pamje nga pjesa veriore e Mitrovicës ku shihen mbishkrime kundër pjesëmarrjes në zgjedhjet e 3 nëntorit në Kosovë

Në pjesën veriore të Kosovës, ka ndodhur një eksplodim i fuqishëm, ka njoftuar sot në mëngjes, Zhelko Bojiq, nga policia e Kosovës.

Sipas tij, shpërthimi është dëgjuar në orën 3 të mëngjesit dhe nuk ka pasur njerëz të lënduar.

Megjithatë, vlerësohet se ka pasur dëme materiale, pasi sipas raporteve të para janë dëmtuar tri lokale të afërta, në pjesën veriore të Mitrovicës, ku ka ndodhur shpërthimi.

Pjesëtarët e policisë së Kosovës e kanë siguruar vendin e shpërthimit dhe kanë kryer hetime, raporton agjencia Beta.

Para disa ditësh, nga një shpërthim, i cili për cak e kishte banesën e serbit, Nebojsha Mariq, ishte shkaktuar dëm material. Zoti Mariq, i cili ishte kandidat për zgjedhjet lokale në Kosovë, që mbahen më 3 nëntor, ishte lënduar lehtë.

Por, nga partia e tij është njoftuar se ai është tërhequr nga gara zgjedhore.

Lidhur me këtë shpërthim po vazhdojnë hetimet.
XS
SM
MD
LG