Ndërlidhjet

Snowden: Rusia dhe Kina nuk kanë marrë dokumente sekrete


Edward Snowden

Edward Snowden

Ish-kontraktori amerikan, Edward Snowden, thotë se beson se Rusia dhe Kina nuk e kanë marrë asnjë dokument sekret, që ai i kishte marrë nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë e Shteteve të Bashkuara.

Në një intervistë të re për të përditshmen New York Times, Snowden tha se ai ua ka dhënë të gjitha dokumentet gazetarëve, që i kishte takuar në Hong-Kong, para se të fluturonte për në Moskë.

Snowden, poashtu, ka thënë se ai ishte në gjendje t’i fshehte dokumentet nga spiunët kinezë, pasi ai ishte i specializuar për këtë.

Sipas tij, “gjasët janë zero”, që Rusia ose Kina të kenë qasje në dokumentet sekrete të Shteteve të Bashkuara, që ai i kishte marrë.

Snowden ishte burim i zbulimit se qeveria e Shteteve të Bashkuara e tubon një numër të madh të regjistrimeve telefonike dhe në Internet, në gjithë botën.

Rusia i ka dhënë Snowdenit azil të pëkohshëm për një vit.

Autoritetet amerikane e akuzojnë Edward Snowdenin për spiunim.
XS
SM
MD
LG