Ndërlidhjet

logo-print

Hagë: Hetime për përpjekjet për depërtim në ndërtesën me rusë


Pamje nga Haga

Pamje nga Haga

Policia në Holandë thotë se po zhvillon hetime për një përpjekje për depërtim me forcë në ndërtesën në qytetin e Hagës, ku jetojnë të punësuarit në Ambasadën e Rusisë në Holandë.

Ministri i jashtëm i Holandës, Frans Timmermans, sot ka kërkuar falje për këtë incident, që ndodhi mbrëmë vonë.

Mediat në Holandë kanë raportuar se ndërtesa nuk ishte pjesë e misionit diplomatik të Rusisë, por në të banonte një numër i paspecifikuar i personelit të Ambasadës së Rusisë.

Ky ishte incidenti i fundit në raportet ndërmjet Holandës dhe Rusisë.

Më herët këtë javë, dy njerëz që ishin paraqitur si elektricistë e kishin rrahur diplomatin holandez në banesën e tij në Moskë.

Kjo ka ndodhur, pasi sipas Moskës, një diplomat rus ishte rrahur dhe arrestuar në Holandë.

Poashtu, në tensionimin e raporteve ka ndikuar edhe arrestimi i 30 aktivistëve të anijes me flamur të Holandës, së organizatës Greenpeace, nga ana e Rusisë. Aktivistët bënin fushatë kundër shpimeve për naftë në Arktik.
XS
SM
MD
LG