Ndërlidhjet

logo-print

Londër: Malala do të takohet me Mbretëreshën


Malala Yousafzai

Malala Yousafzai

Aktivistja pakistaneze për shkollimin e vajzave, Malala Yousafzai, e cila ishte qëlluar në kokë nga talibanët, sot pritet të takohet me Mbretëreshën e Britanisë, Elizabeta, në Pallatin Bakingem në Londër.

Vlerësohet se ky është edhe një nderim për Malalën, e cila sivjet e ka fituar edhe Çmimin Saharov për të drejtat e njeriut nga Parlamenti Evropian dhe ishte e nominuar për Çmimin Nobel për Paqe.

Më 12 tetor në Uashington, ajo u takua me presidentin amerikan, Barack Obama, në Shtëpinë e Bardhë, me ç’rast ishte lavdëruar për “punën e saj inspiruese dhe me pasion” për shkollimin e vajzave pakistaneze.

Malala ishte qëlluar me armë në kokë dhe gati ishte vrarë, derisa shkonte në shkollë në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, në tetor të vitit 2012.

Talibanët thonë se ajo nuk ka bërë asgjë që meriton të shpërblehet me çmimet që i ka fituar, dhe kanë shprehur përkushtim për ta vrarë.
XS
SM
MD
LG