Ndërlidhjet

logo-print

BE, Kanada: Pritet përfundimi i negociatave për tregti të lirë


Pamje nga Brukseli

Pamje nga Brukseli

Bashkimi Evropian dhe Kanadaja pritet që të përpiqen t’i përfundojnë negociatat për marrëveshjen për tregti të lirë.

Kryeministri i Kanadasë, Stephen Harper, dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, planifikohet të takohen sot në Bruksel për mbylljen e bisedimeve.

Kanadaja, që i ka 35 milionë njerëz, dhe BE me 500 milionë banorë, për këtë marrëveshje kanë zhvilluar negociata prej vitit 2009.

Me këtë marrëveshje do të eliminohen tarifat e këmbimit të të gjithë artkujve dhe shërbimeve ndërmjet dy palëve, do të vendosen kuota më të gjëra për eksportin e prodhimeve të qumështit në Kanada, dhe për eksportin e mishit të lopës dhe derrit nga Kanadaja në Evropë, e të tjera.

Brukseli thotë se vlera e tregtisë bilaterale ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kanadasë në vitin 2012 ishte 84 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG