Ndërlidhjet

Japoni: Ministri e vizitoi tempullin kundërthënës të luftës


Pamje nga ceremonia në hyrje të tempullit Yasukuni në Japoni

Pamje nga ceremonia në hyrje të tempullit Yasukuni në Japoni

Ministri i punëve të brendshme dhe komunikimeve i Japonisë, Yoshitaka Shindo, e ka vizituar një tempull kundërthënës të luftës.

Ai tha se e ka vizituar sot tempullin Yasukuni si person privat për të marrë pjesë në një festival vjetor që mbahet çdo vjeshtë.

Ky tempull i nderon ushtarët japonezë që kanë vdekur në luftërat e Japonisë, përfshirë edhe disa që ishin dënuar për krime të luftës të kryera gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Vizitat e mëparshme nga politikanët japonezë në këtë tempull kanë shkaktuar zemërime në Kinë dhe Kore Jugore, që kishin vuajtur nën okupimin japonez në pjesën e parë të shekullit 20.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, prej se është emëruar në këtë detyrë, e ka nderuar tempullin me rituale, por atë nuk e ka vizituar personalisht.
XS
SM
MD
LG