Ndërlidhjet

Tolokonnikova rifillon grevën e urisë


Nadezhda Tolokonnikova

Nadezhda Tolokonnikova

Një anëtare e grupit artistik performues Pussy Riot, e cila ndodhet në burg, Nadezhda Tolokonnikova, e ka rinisur grevën e urisë.

Autoritetet kanë njoftuar se ajo ka refuzuar të ushqehet që nga mëngjesi i sotëm.

Ombuspersoni i Rusisë Vladimir Lukin, i ka konfirmuar raportimet e medieve, se Tolokonnikova e ka rinisur grevën në shenjë proteste ndaj përgjigjes negative nga ana e autoriteteve të burgut për ta transferuar atë në një tjetër njësi.

Ajo ishte liruar nga spitali dje, pasi ishte shtruar për trajtim, si pasojë e një greve të mëparshme një javore.

Ajo e kishte ndërprerë grevën, vetëm pasi autoritetet kishin premtuar se do t’i plotësonin kërkesat e saj, më saktësisht, t’i hetonin shkeljet e të drejtave të të burgosurve në njësinë ku ajo ndodhet dhe të hiqnin dorë nga presionet psikologjike.

Tolokonnikova është në burg prej dy vjetësh, që pas protestës së saj kundër presidentit Vladimir Putin, në një katedrale të Moskës në fillim të 2012.
XS
SM
MD
LG