Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Organizata ambientaliste urdhërohet të regjistrohet si “e huaj”


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë në Rusi e ka urdhëruar një grup ambientalist, i cili lufton për mbrojtjen e liqenit Baikal, që të regjistrohet si “organizatë e huaja”.

Gjykata në Siberi, ka thënë se ky grup ka kryer aktivitete politike me financime të jashtme, prandaj duhet të regjistrohet si organizatë e jashtme, në bazë të një ligji të miratuar vitin e kaluar.

Grupi “Baikal Environment Wave” ka kërkuar mbylljen e një fabrike të letrës, e cila e ndotë liqenin më të madh me ujë të freskët në botë, prej dekadash.

Grupe të të drejtave të njeriut thonë se ligji për regjistrim në cilësinë e “organizatës së huaj” është miratuar me qëllim të kufizimit të aktiviteteve të shoqërisë civile.
XS
SM
MD
LG