Ndërlidhjet

logo-print

Taxhikistan: Dy të burgosur dënohen për publikim të disa videove


Ilustrim

Ilustrim

Dy të burgosur në një provincë të Taxhikistanit, kanë marrë masa shtesë dënimi, në lidhje me një rast që ka të bëjë me akuzat për torturim të të burgosurve në burgjet e këtij vendi.

Sadriddin Toshev dhe Sunattulo Rizoev, u shpallën fajtorë për shpërndarje të informacioneve të rreme, dhe u dënuan me nga shtatë, respektivisht, nëntë vjet burgim secili.

Ata akuzohen për shpërndarje të videove, në të cilat shfaqen plagët e të burgosurve, që dyshohet te jenë shkaktuar nga rrahjet e rojeve të burgut.

Por, përderisa dy të dënuarit janë deklaruar të pafajshëm për rastin, hetuesit thonë se këto video janë të fabrikuara dhe se nuk tregojnë realitetin.

Videot ishin publikuar pas vdekjes së një të burgosuri, për të cilin forenzika thotë se kishte kryer vetëvrasje, derisa familjarët insistojnë se trupi i pajetë i tij tregonte shenja torture.

Grupet për të drejtat e njeriut në Taxhikistan iu kanë bërë thirrje autoriteteve që t’i hetojë në detaje, rastet e vdekjeve nëpër burgjet e vendit.
XS
SM
MD
LG