Ndërlidhjet

Rusi: Vjedhje në zyrat e Greenpeace


Një nga të arrestuarit në Murmansk
Një nga të arrestuarit në Murmansk
Greenpeace thotë se persona të maskuar i kanë thyer zyrat e tyre në qytetin verior rus, Murmansk duke vjedhur një rekuizitë në formë kafazi, të cilën aktivisitët e organizatës ambientaliste, kishin planifikuar ta përdornin gjatë një proteste të sotme.

Greenpeace ka publikuar sot pamje në të cilat shihen persona të maskuar, derisa lënë zyrat e organizatës bashkë me kafazin.

Kjo organizatë njofton se më shumë se 100 aktivitete të ndryshme janë në agjendën e sotme, në 36 vende të botës, në shenjë proteste për mbajtjen në paraburgim dhe akuzimin për pirtateri të 28 anëtarëve të saj dhe dy shoqëruesve të tjerë.

Ata u arrestuan nga autoritetet ruse, derisa po provonin të depërtonin në një platformë nafte të gjigantit Gazprom.
XS
SM
MD
LG