Ndërlidhjet

BE-ja dhe Kanadaja, nënshkruajnë marrëveshje të tregëtisë së lirë


Takimi Barroso-Harper, Bruksel
Takimi Barroso-Harper, Bruksel
Bashkimi Europian dhe Kanadaja, janë pajtuar për një pakt provues të tregëtisë së lirë, i cili synon rritjen ekonomike dhe punësimin.

Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, ka thënë të premtën pas një takimi në Bruksel, me kryeministrin kanadez Stephen Harper, se të dyja palët më në fund kanë arritur “pajtim në negociata”, pas më shumë se katër vjetësh bisedime.

Barroso e ka quajtur marrëveshjen “të shkëlqyeshme për BE-në dhe Kanadanë”.

Marrëveshja duhet të aprovohet nga paralmenti europian dhe ai kanadez, në mënyrë që të marrë karakter përfundimtar.
XS
SM
MD
LG