Ndërlidhjet

logo-print

Londër: Malala takon Mbretëreshën Elizabetë


Malala Yousafzai gjatë arritjes në Pallatin Mbretëror

Malala Yousafzai gjatë arritjes në Pallatin Mbretëror

Malala Yousafzai, aktivistja për arsimimin e fëmijëve, e sidomos vajzave, nga Pakistani, është takuar sot me Mbretëreshën Elizabetë, në pallatin mbretëror Buckingham, në Londër.

Gjashtëmbëdhjetë vjeçarja i tha mbretëreshës së dëshiron të vazhdojë angazhimin e saj për mbështetjen e të drejtave të fëmijëve për arsimim kudo në botë, përfshirë edhe Britaninë, ku ajo jeton aktualisht.

Malala qeshi me shakanë e Princit Filip, i cili i tha asaj se prindërit britanikë duan t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë që t’i heqin nga shtëpia.

Malala ishte në prag të vdekjes, kur talibanët e qëlluan në kokë, derisa ajo po shkonte ne shkollë, në tetor të 2012.

Talibanët kanë bërë përsëri thirrje për vrasjen e saj.
XS
SM
MD
LG