Ndërlidhjet

logo-print

Libi: Vritet komandanti i policisë ushtarake


Ilustrim nga Bengazi

Ilustrim nga Bengazi

Forcat e sigurisë thonë se një person i paidentifikuar ka vrarë sot një komandant të policisë ushtarake libiane, në qytetin Bengazi.

Burimet thanë se Ahmed al-Barghathi u godit nga disa plumba, dhe vdiq në spital.

Bengazi, qyteteti kryesor ku ndodhi kryengritja e vitit 2011, e cila rrëzoi diktatorin Muammar Qaddafi, ka qenë qëndër e një serie vrasjesh, të cilat kanë vënë në shënjestër forcat e sigurisë.

Një pjesë e madhe e Bengazit ndodhet nën kontrollin e ish-forcave rebele, të cilat zyrtarisht po e ndihmojnë qeverinë në ruajtjen e sigurisë, por që në fakt janë kthyer në pjesëmarrës të shpeshtë të dhunës, gjatë kohëve të fundit.
XS
SM
MD
LG