Ndërlidhjet

Rusia e çuditur me Arabinë për mospranimin e ulëses në KS të OKB-së


Arkiv/Këshilli i Sigurimit

Arkiv/Këshilli i Sigurimit

Ministria e Jashtme ruse ka shprehur befasinë e saj me refuzimin e Arabisë Saudite për ulesen jo të përhershme në Këshillin e Sigurimit.

Në një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare të kësaj ministrie, Rusia i quan arsyetimet e Arabisë Saudite “si argumente të cilat nxisin konfuzion”.

Komunikata thotë gjithashtu se “kritikat ndaj këshillit të Sigurimit, në lidhje me rastin e Sirisë, janë veçanërisht të çuditshme”.

Arabia Saudite kishte thënë se e refuzon ulësen si rrjedhojë pamundësisë për kryerjen e përgjegjshme të detyrës së saj, si pasojë e standardeve të dyfishta në këtë këshill.

Franca zyrtare ka thënë sot se “ndan të njejtat frustrime, në lidhje me këtë organ të OKB-së, sikurse Arabia Saudite”
XS
SM
MD
LG