Ndërlidhjet

OBK: SHBA-ja të publikojë numrin e viktimave nga sulmet e aeroplanëve pa pilotë


Ilustrim
Ilustrim
Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje SHBA-së, që të publikojë numrin e civilëve të vrarë nga sulmet e avionëve pa pilotë, në operacionet ushtarake të kryera në vende të ndryshme të botës.

Një raport preliminar i përpiluar nga Raportuesi Special Ben Emmerson, thotë se ka informata për më shumë se 450 civilë të vrarë vetëm në Pakistan, Jemen dhe Afganistan.

Ai ka thënë se SHBA-ja dhe shtetet e tjera, të cilat përdorin aeroplanë pa pilotë, duhet të japin dëshmi për numrat e të vrarëve të cilët i raportojnë, si dhe t’i arsyetojë ligjërisht sulmet në të cilat ndodhën vrasjet.

Uashingtoni zyrtar ofron shumë pak informacione në lidhjet me operacionet ushtarake të aeroplanëve pa pilotë, sidomos për rastet e Pakistanit dhe Jemenit.
XS
SM
MD
LG