Ndërlidhjet

Uzbekistan: Vetëvritet burri i detyruar për të mbledhur pambuk


Ilustrim
Ilustrim
Një baba i katër fëmijëve është vetëvrarë, pasi ishte detyruar të mblidhte pambuk në një zonë rurale uzbeke.

Safarboy Karimov, u gjet i varur mëngjesin e sotëm, vetëm pak ditë pasi autoritetet qeveritare e akuzuan atë në një tubim publik, për mosarritjen e normës së kërkuar të mbledhjes.

Një dëshmitar i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se disa zyrtarë i kishin thënë këtij burri, se e kishte më mirë ta vriste veten, sesa të vinte edhe në një takim pa e përmbushur normën.

Qytetarë uzbekë, të cilët janë të detyruar të mbledhin pambuk, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, se ata detyrohen të punojnë deri pas mesnatës për të arritur kuotat, dhe pastaj zgjohen para orës pesë të mëngjesit për ditën e re të punës.
XS
SM
MD
LG