Ndërlidhjet

Spanjë: OSBE nuk lejohet ta vizitojë një të burgosur nga Kazakistani


Logo e OSBE-së
Logo e OSBE-së
Një zyrtare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ka thënë se autoritetet spanjolle i kanë refuzuar kërkesën për ta vizituar një person të afërt të figurës opozitare dhe oligarkut nga Kazakistani, Mukhtar Ablyazov, i cili ndodhet në burg.

Isabel Santos, drejtuese e komitetit për demokraci, të drejta të njeriut, dhe çështje humanitare të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, kishte shpresuar ta takonte Aleksandr Pavlovin, gjatë ditës së djeshme.

Ai ishte arrestuar me një fletarrest ndërkombëtar, nën akuzat për terrorizëm.

Pavlov, të cilit i është refuzuar kërkesa për azil, përballet me ekstradim në Kazakistan.

Grupe të të drejtave të njeriut kanë frikë se ai do të torturohet dhe përballet me gjyq të padrejtë në këtë shtet.
XS
SM
MD
LG