Ndërlidhjet

logo-print

Kenia: Identifikohet një nga sulmuesit e qendrës tregtare


Pamje nga aksioni i policisë në qendrën tregëtare në Nairobi, Kenia

Pamje nga aksioni i policisë në qendrën tregëtare në Nairobi, Kenia

Njoftimet e fundit thonë se një nga personat e armatosur, të cilët sulmuan një qendër tregtare në Nairobi të Kenias, është identifikuar.

Ai është i lindur në Somali por ka shtetësi norvegjeze.

Burime nga Kenia dhe zyrtarë të huaj, konfirmojnë se fjala është për Hassan Abdi Dhuhulow, i cili bashkë me persona të tjerë patën sulmuar qendrën tregtare në muajin shtator.

Policia dhe sulmuesit u bënë pjesë e një përleshjeje katër ditore.

Nga rasti mbeten së paku 67 të vdekur.
XS
SM
MD
LG