Ndërlidhjet

Papa Françesku reformon edhe Televizionin e Vatikanit


Papa Françesku

Papa Françesku

Televizioni i Vatikanit po shënon tridhjetë vjetorin, në vazhdën e përpjekjeve për t’iu përshtatur stilit të ri, të Papa Françeskut, raporton AFP.

“Po përpiqemi t’i integrojmë shpikjet e reja teknologjike në shërbimet tona” ka thënë Dario Edoardo Vigano, një prift, i cili ka rol drejtues në këtë televizion.

Televizioni pritet që së shpejti të nisë transmetimet High Definition për meshat dhe ceremonitë e tjera të rëndësishme.

Papa Françesku ka kërkuar që televizioni të jetë sa më interaktiv, prandaj së shpejti do të vendosen kamera në mes të turmave, ndërsa vetë Papa do të filmohet edhe shumë më nga afër se deri më tash.

Vigano ka thënë se kjo po bëhet me qëllim që të “rritet intensiteti emocional i takimeve të Papës” dhe ka shtuar se ndryshime do të ketë edhe “në gjuhë dhe aspekte të tjera estetike”.

Televizioni i Vatikanit, i cili nisi punë në vitin 1983, ka vetëm 22 punëtorë, por transmetimet e tij ndiqen nga televizione anekënd botës.
XS
SM
MD
LG