Ndërlidhjet

SHBA: Vdes ish-kongresisti Tom Foley


Pamja e Dhomës së Përfaqësuesve/Ilustrim
Pamja e Dhomës së Përfaqësuesve/Ilustrim
Njoftime nga Uashingtoni bëjnë të ditur se Tom Foley, ish-Udhëheqës i Dhomës së Përfaqësuesve, ka ndërruar jetë.

Ai ishte 84 vjeç, ndërsa vdekjen e ka konfirmuar bashkëshortja e tij, Heather.

Foley, një demokrat nga shteti i Uashingtonit, kishte shërbyer në Kongresin amerikan nga viti 1965 deri në vitin 1995.

Ai kishte shërbyer edhe si ambasador në Japoni në vitet 1997-2001, gjatë kohës së administratës së Clintonit.
XS
SM
MD
LG