Ndërlidhjet

Publikohet draft-ligji që i mundëson Tymoshenkos trajtim jashtë vendit


Yulia Tymoshenko, ish-kryeministrja ukrainase
Yulia Tymoshenko, ish-kryeministrja ukrainase
Një ligjvënës ukrainas e ka hedhur në parlament një ligj, i cili do t’i lejojë ish-kryeministres Yulia Tymoshenko të udhëtojë jashtë vendit për trajtim mjekësor.

Ligji, nëse miratohet, përfshin detyrimin për kthim në Ukrainë, menjëherë pas trajtimit, në mënyrë që të vazhdojë vuajtjen e dënimit prej shtatë vjetësh.

Teksti i draft-ligjit u bë publik sot, dhe do të aplikohej edhe në raste të tjera të ngjashme.

Ai pritet të diskutohet në parlament javën që vjen.

Burgosja dhe dënimi i Tymoshenkos në vitin 2011 ishte parë si veprim i motivuar politikisht.

Bashkimi Europian, e ka kthyer zgjidhjen e çështjes së saj, në kusht për nënshkrimin e marrëveshjes së tregëtisë së lirë me Ukrainën.

Dy të dërguar të BE-së i kanë bërë thirrje presidentit ukrainas Viktor Yanukovych që ta falë Tymoshenkon.
XS
SM
MD
LG