Ndërlidhjet

logo-print

SHBA do përdorë bazën rumune për tërheqje nga Afganistani


Ilustrim

Ilustrim

Shtetet e Bashkuara kanë siguruar marrëveshje me Rumaninë, për të përdorur bazën ajrore në Detin e Zi si një pikë tranziti për trupat amerikane që lënë Afganistanin.

Marrëveshja është arritur gjatë bisedimeve dypalëshe në Uashington midis sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Chuck Hagel, dhe ministrit rumun të Mbrojtjes, Mircea Dusa.

Sipas marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara do të zhvendosin operacionet e fluturimit në bazën Mihail Kogalniceanu nga Qendra e Tranzitit Manas në Kirgizi.

Kontrata e SHBA-së për shfrytëzimin e Manasit skadon në korrik të vitit 2014.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë duke u përgatitur për tërheqjen e shumicës së forcave luftarake nga Afganistani deri në fund të vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG