Ndërlidhjet

Jeh Johnson për Sekretar të Departamentit të Sigurisë Kombëtare


Jeh Johnson

Jeh Johnson

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka emëruar Jeh Johnsonin në krye të Departamentit amerikan për Siguri Kombëtare.

Nëse konfirmohet nga Senati amerikan, Johnson do të zëvendësojë sekretarin në detyrë, Rand Beers, i cili është vendosur në këtë post prejse Janet Napolitano ka dhënë dorëheqje, disa muaj më parë.

Johnson ka shërbyer si avokat i lartë i Pentagonit gjatë mandatit të parë të presidentit Obama.

“Jeh i kupton mirë kërcënimet dhe sfidat me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Obama.
XS
SM
MD
LG