Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Vdesin 6 anëtarë të një familjeje irakiane


Ilustrim

Ilustrim

Gjashtë anëtarë të një familjeje refugjate irakiane kanë vdekur në një aksident me makinë, në shtetin amerikan të Ohajos.

AP thotë se automjeti i familjes është përplasur me një makinë që drejtohej nga një oficer policie.

Në aksident kanë humbur jetën babai, nëna dhe katër vajzat, që ktheheshin në shtëpi nga një vizitë familjare me rastin e Festës së Bajramit.

Gjyshja dhe katër djemtë e familjes thuhet se kanë qenë në shtëpi dhe nuk kanë qenë të përfshirë në aksident.

Familja ka ikur nga Basra e Irakut për t’u vendosur në SHBA, rreth tre vjet më parë.
XS
SM
MD
LG