Ndërlidhjet

Cheney frikësohej nga terroristët


Dick Cheney

Dick Cheney

Dick Cheney ka thënë se kur ka qenë nënpresident i Shteteve të Bashkuara, është frikësuar se terroristet do të përpiqen ta vrasin duke sulmuar një pajisje elektrike që ka pasur të vendosur pranë zemrës së tij, për shkak të problemeve kardiovaskulare.

Cheney ka thënë se, për shkak të frikës, mjeku i tij i ka hequr funksionin pajisjes, për të parandaluar terroristët që nga distanca të sulmojnë aparatin dhe t’i shkaktojnë sulm fatal në zemër.

Cheney e ka bërë këtë zbulim në një intervistë për programin televiziv “60 minuta”, në të cilin ka promovuar një libër të ri.

Ai ka pësuar pesë sulme në zemër.

Cheney është parë si një figurë me ndikim në kohën kur administrata e presidentit George Bush ka nisur luftërat në Afganistan dhe Irak, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001, në SHBA.
XS
SM
MD
LG