Ndërlidhjet

Lirohet nga burgu aktivisti i opozitës bjelloruse


Pavel Seviarynets

Pavel Seviarynets

Aktivisti i opozitës bjelloruse, Pavel Seviaryntes, është liruar nga burgu, pas përfundimit të dënimit prej tre vjetësh, për siç është thënë, organizimin e një rrëmuje masive.

Ai është arrestuar së bashku me aktivistë të tjerë të opozitës, pasi kanë marrë pjesë në protestat që kanë pasuar zgjedhjet presidenciale të 19 dhjetorit, 2010.

Seviarynets ka qenë menaxher i fushatës për kandidatin e opozitës.

Mijëra protestues kishin marrë pjesë në tubimin e opozitës, kundër, siç ishte thënë, fitores së manipuluar të presidentit autoritar të Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka.
XS
SM
MD
LG