Ndërlidhjet

Në nëntor diskutohet marrëveshja Kabul-Uashington


Kerry dhe Karzai

Kerry dhe Karzai

Zyrtarët afganë kanë njoftuar se asambleja kombëtare, ku do të diskutohet marrëveshja e sigurisë midis Kabulit dhe Uashingtonit, do të mbahet në nëntor.

Organizatorët kanë thënë se rreth 3,000 pleq fisnorë dhe njerëz të tjerë me ndikim do të marrin pjesë në asamblenë e njohur si Jirga.

Pas takimit të tyre këtë muaj, presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, dhe Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, kanë thënë se një marrëveshje e pjesshme është arritur, porse vazhdon të ketë dallime.

Uashingtoni do që ushtarët amerikanë, që do të mbeten në Afganistan pas tërheqjes së trupave luftarake më 2014, të kenë imunitet, por një gjë të tillë e kundërshton Kabuli.

Karzai ka thënë se çështja e juridiksionit është përtej fushës së qeverisë dhe se me të do të merret Jirga.
XS
SM
MD
LG