Ndërlidhjet

Aliyev bën betimin për mandatin e tretë


Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka bërë betimin për mandatin e tretë.

Ceremonia e sotme është zhvilluar në parlamentin e vendit.

Sipas rezultateve zyrtare, Aliyev është zgjedhur me afro 85 për qind të votave në zgjedhjet e 8 tetorit.

Ndërkaq, kandidati i opozitës së bashkuar, Camil Hasanli, ka fituar rreth 5 për qind.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka thënë se në votime ka pasur shkelje të mëdha.

Aliyev mban pushtetin qysh në vitin 2003, kur edhe ka pasuar babain e tij, Heydar Aliyev.
XS
SM
MD
LG