Ndërlidhjet

Vriten së paku 16 ushtarë sirianë


Siri

Siri

Aktivistët sirianë thonë se së paku 16 ushtarë kanë humbur jetën nga shpërthimi i makinës bombë pranë Damaskut.

Mediat shtetërore kanë konfirmuar shpërthimin e fuqishëm në lagjen Jaramana dhe kanë thënë se ka shkaktuar viktima. Të njëjtat kanë fajësuar “terroristët” për sulmin.

Jaramana, një zonë e banuar kryesisht me të krishterë, është në masë të madhe besnike ndaj presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Aktivistët thonë se rebelët e Al-Nusrës, grup i lidhur me Al-Kaidën, kanë kryer sulmin.
XS
SM
MD
LG