Ndërlidhjet

Januzaj nënshkruan kontratë 5-vjeçare me Manchesterin


Adnan Januzaj

Adnan Januzaj

Futbollisti me origjinë nga Kosova, Adnan Januzaj, ka nënshkruar një kontratë të re pesëvjeçare me klubin anglez, Manchester United.

18-vjeçari ka bërë bujë të madhe këtë sezon, duke shënuar dy gola në fitoren e Manchesterit kundër Sunderland-it.

Menaxheri i Manchesterit, David Moyes, ka thënë se Januzaj është një “talent i shkëlqyer”.

Januzaj nuk është përcaktuar ende se për cilën kombëtare do të luajë, ndërkohë që debati për këtë çështje sa vjen e shtohet.
XS
SM
MD
LG