Ndërlidhjet

Kerry takon Sharifin të dielën


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry - foto arkivi

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry - foto arkivi

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se sekretari i Shtetit, John Kerry, do të takojë të dielën në Uashington kryeministrin e Pakistanit, Navaz Sharif.

Bisedimet do të shënojnë fillimin e vizitës së nivelit më të lartë pakistanez në SHBA, në disa vite.

Sharif pritet të takojë edhe presidentin Barack Obama, të mërkurën, në Shtëpinë e Bardhë.

Sharif është zgjedhur në muajin maj dhe aministrata Obama ka mbështetur qeverinë e tij.

Bisedimet midis palës amerikane dhe asaj pakistaneze pritet të përfshijnë situatën në Afganistan, para tërheqjes së forcave të huaja ushtarake në fund të vitit 2014, bashkëpunimin kundër terrorizmit, sulmet e telekomanduara të SHBA-së në Pakistan dhe përpjekjet për të rritur ekonominë e Pakistanit.
XS
SM
MD
LG