Ndërlidhjet

Leonarda Dibrani mund të kthehet në Francë


Leonarda Dibrani
Leonarda Dibrani
Romja 15-vjeçare, Leonarda Dibrani, e cila është dëbuar së bashku me familjen e saj nga Franca, mund të kthehet sërish në këtë vend.

Kështu ka deklaruar sot presidenti i Francës, Francois Hollande.

“Nëse bën kërkesë dhe nëse do të vazhdojë studimet e saj, ajo mund të kthehet, por vetëm ajo”, ka thënë Hollande.

Leonarda Dibrani është arrestuar në prani të shokëve të saj dhe është dëbuar së bashku me familjen në Kosovë, vendin nga ku ka prejardhjen babai i saj.

Mënyra e ekstradimit të Leonardës ka shkaktuar protesta dhe kritika në Francë, ndonëse një hetim i policisë ka konstatuar se procesi është kryer ligjërisht.

Familja Dibrani ka jetuar atje për katër vjet, ndërsa kërkesa për azil i është refuzuar.
XS
SM
MD
LG