Ndërlidhjet

Sulm në një restorant në Somali, 12 të vrarë


Somali - foto ilustruese
Somali - foto ilustruese
Së paku 12 persona kanë humbur jetën nga një sulm vetëvrasës në një restorant, në qendër të Somalisë.

Burimet zyrtare thonë se sulmi ka ndodhur në qytetin Beldevejn dhe ka plagosur së paku 10 persona të tjerë.

Qyteti është nën kontrollin e qeverisë qendrore dhe paqeruajtësit e Bashkimit Afrikan janë të vendosur atje.

Agjencia Reuters ka raportuar se militantët islamikë nga grupi al-Shabab kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.

Grupi që ka lidhje me Al-Kaidën sulmon shpesh restorantet dhe hapësirat e tjera publike, që janë të populluara me të huaj dhe ushtarë të qeverisë
XS
SM
MD
LG