Ndërlidhjet

Burri i Tymoshenkos kritikon ligjin për të burgosurit


Oleksandr Tymoshenko
Oleksandr Tymoshenko
Bashkëshorti i ish-kryeministres së burgosur të Ukrainës, Yulia Tymoshenko, ka kritikuar ligjin që i lejon gruas së tij të udhëtojë përkohësisht jashtë vendit, për trajtim mjekësor.

Oleksandr Tymoshenko i ka thënë Shërbimit të Ukrainës të Radios Evropa e Lirë se gruaja e tij duhet së paku “të falet pjesërisht”, në mënyrë që të trajtojë dhimbjet kronike të shpinës.

Të premten, Parlamenti ukrainas ka miratuar ligjin që u lejon të burgosurve të udhëtojnë jashtë vendit për trajtim mjekësor.

Dënimi i Tymoshenkos në vitin 2011 me shtatë vjet heqje lirie thuhet se është i motivuar politikisht.

Bashkimi Evropian e ka bërë zgjidhjen e rastit të saj kusht për nënshkrimin e marrëveshjes për tregti të lirë me Ukrainën.
XS
SM
MD
LG