Ndërlidhjet

Gjykata i ndalon Berlusconit mbajtjen e posteve publike


Silvio Berlusconi

Silvio Berlusconi

Një gjykatë në Milano ka vendosur që ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, duhet të ndalohet nga mbajtja e posteve publike për dy vjetët e ardhshëm, për shkak të dënimit për mashtrim me taksa.

Pasi Berlusconi është senator, vendimi nuk ka efekt të menjëhershëm.

Dëbimi i tij nga senati varet nga një votim i veçantë në dhomën e lartë të parlamentit.

Ky votim pritet të mbahet në muajin nëntor.

Avokatët e Berlusconit kanë thënë se do të apelojnë vendimin e Gjykatës Supreme të Italisë.
XS
SM
MD
LG