Ndërlidhjet

India dhe Rusia synojnë forcimin e raporteve


Kryeministri i Indisë, Manmohan Singh.
Kryeministri i Indisë, Manmohan Singh.
Kryeministri i Indisë, Manmohan Singh, arrin sot në Rusi, për të marrë pjesë në samitin e 14-të vjetor Rusi-Indi.

Singh, në njërin nga udhëtimet e tij të fundit para se të tërhiqet nga posti i kryeministrit, pritet të takojë të hënën presidentin rus, Vladimir Putin.

Bisedimet pritet të trajtojnë mënyrat për forcimin e marrëdhënieve tregtare, përfshirë furnizimet ruse me armë dhe pajisje ushtarake në Indi.

Dy palët po ashtu do të flasin për ndikimin rajonal të tërheqjes së forcave perëndimore nga Afganistani, në fund të vitit 2014.

Rusia dhe India janë partnere, së bashku me Kinën, Brazilin dhe Afrikën e Jugut, në grupin e fuqive në zhvillim BRICS.
XS
SM
MD
LG